Policia ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, pasi u kap me një armë të mbushur në xhep. Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar me akuzën e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” shtetasin Ali Aliraj, 30 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas mbante armë pa leje, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Kaninë, i është gjetur e fshehur në brez një armë zjarri e llojit Pistoletë – TT model 54, me një krëhër të mbushur me 7 fishekë, si dhe një krëhër tjeter të fshehur në xhepin e bluzës të mbushur me 7 fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – armën e zjarrit Pistoletë-TT, model 54 – 14 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm – 2 krëhëra.
ma.me