Në qytetin e Vlorës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku shtetasi Ervin Ismaili, 33 vjeç, ka goditur disa herë me thikë babain e tij 71 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 pas një konflikti mes të dyve. Aktualisht i moshuari ndodhet në reanimacion dhe rrezikon jetën. Mësohet se 33 vjeçari vuan nga disa probleme mendore.
I riu do të akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.