Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një hotel të Radhimës, në Vlorë. Burime policore lokale bëjnë të ditur se i ndjeri është identifikuar si shtetas italian, nga qyteti i Barit, me inicialet N.M.
Sipas burimeve, 57-vjeçari po kalonte pushimet në një hotel të lokalitetit turistik bashkë me një grua, e identifikuar edhe ajo me iniciale, M.F.
Paraprakisht dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga ifarkti, pasi shoqëruesja e tij ka qenë e pranishme në momentin kur 57-vjeçari ka ndërruar jetë.
Gjithësesi, agjentët e policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale, shtojnë më tej burimet.