Këtë të dielë është përkujtuar 97 vjetori i vdekjes së Kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali në qytetin e Vlorës. Kryebashkiaku Dritan Leli zhvilloi homazhe në varrin e Ismail Qemalit me mesazhin se dita e sotme është një e dielë e shënuar për mbarë kombin shqiptar.
Pas homazheve në varrin e Ismail Qemalit, kryebashkiaku Leli zhvilloi një vizitë në ambientet e Muzeut “Pavarësia” ku u prit nga drejtori i këtij institucioni Istref Dobi.