Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e grabitjes së një makinë ditën e djeshme. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se autori është shpallur në kërkim. Po ashtu policia bën me dije se shtetasi i identifikuar SH.B. është 18 vjeç dhe rezulton se ka qenë autor i disa grabitjeve të tjera.
Njoftimi i plotë
Identifikohet autori i cili ditën e djeshme vodhi mjetin tip ”Benz” në lagjen ”28 Nëntori”, si dhe autor i disa vjedhjeve të tjera !
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë zbardhur vjedhjen e automjetit të ndodhur ditën e djeshme në lagjen ”28 Nëntori” dhe kanë identifikuar autorin i cili pasi vodhi mjetin tip ”Benz”, të shtetasit E.A., u përplas me një shtyllë elektrike në lagjen ”10 Korriku”, dhe e braktisi atë’.
Konkretisht, shtetasi: Sh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë, (është shpallur në kërkim nga Policia).
Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera prej Policisë, shtetasi Sh.B., rezulton autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Vlorës, konkretisht :
– Më datë 10.03.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, ka vjedhur automjetin tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit D.S..
– Më datë 19.03.2018, ka vjedhur automjetin tip ”Benz”, të shtetasit S.D.
Vijonë puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të këtij shtetasi.
Materialet hetimore i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Vjedhja”, të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
ma.me