Një supermarket është grabitur në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa u raportua sot.
Sipas policisë, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka marrë arkën me paratë që kishte brenda duke u larguar më pas me shpejtësi në drejtim të paditur.
Policia ka shoqëruar disa persona për grabitjen, ndërsa vijojnë hetimet bazuar edhe te kamerat e sigurisë së supermarketit për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes./a.m.