Një 57-vjeçar nga Novosela në Vlorë është gjetur i pajetë në një kanal me ujë. Ai dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
“Rreth orës 16:30, kemi marrë njoftimin se është mbytur një shtetas në një kanal.
Menjëherë shërbimet janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në Novoselë, ku në një kanal me ujë pas një pike shumice, është gjetur i mbytur shtetasi K.Q., rreth 57 vjeç, banues në fshatin Akërni”, njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t’i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave./a.m.