Një 78-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vlorë. Policia e këtij qyteti bën me dije se trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata”.
Deri tani mësohet se viktima është 78-vjeçari me iniciale M.K. i cili është gjetur i dekompozuar në banesën ku jetonte i vetëm.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Deri tani nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk ka pasur shenja dhune.
/a.r