Një furgon policie është përfshirë nga flakët në Vlorë. Mjeti i uniformave blu është përfshirë nga zjarri teksa ishte në ecje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor pranë Burgut të Ri.
Sipas të dhënave, mjeti i përfshirë nga flakët mban targat “Policia 0021”.
Nuk dihen ende motivet e zjarrit, prapraksiht dyshohet se kemi të bëjmë me një defekt teknik./a.m.