Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të shtunë një një person ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
Shkëputja e një vetrate xhami si pasojë e erës së fortë i ka marrë jetën 67-vjeçarit Ramadan Kaçi. Viktima ishte duke kaluar në trotuar teksa xhami u shkëput nga akti i dytë i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Paraprakisht policia bën me dije se vetrata e xhamit është shkëputur nga kati i dytë i pallatiti si pasojë e erës së fortë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:50 minuta. 67-vjeçari u trabnsportua në spital në gjendje të rëndë ku ndërroi jetë.
Uniformat blu i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm./a.m.










