• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VLORE/ Djaloshit nga Tetova, që sakrifikoi jetën për të shpëtuar 2 vajza, i jepet titulli ‘Nderi i Vlorës’

by Java News
26/07/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sakrifica vetëmohuese e 24 vjeçarit nga Tetova, Benjamin Ferati, i cili humbi jetën në detin e  trazuar të Portonovës në përpjekje për të shpëtuar dy vajza nga mbytja, është vlerësuar me titullin “Nderi i Vlorës”. Titulli u dorëzua nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, në një ceremoni në komunën e  Tetovës ku ai takoi edhe prindërit e të riut.

Benjamin Ferati, 24 vjeçari nga Tetova i cili humbi jetën në Portonovë në përpjekje për të shpëtuar dy vajza nga mbytja, merr titullin Mirënjohje e qytetit të Vlorës. Titulli i është dorëzuar familjes se tij në Tetovë nga kreyebashkiaku i Vlorës,  Dritan Leli, në një ceremoni të organizuar nga komuna e Tetovës ku i pranishëm ka qenë delegacioni nga qyteti i Vlorës.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e hapi ceremoninë me fjalë falënderuese për bashkinë e Vlorës.

“Kemi bashkëpunimin tonë që na e sjell afërsia reale dhe projektet tona të përbashkëta por njëkohësisht ky element njerëzor i cili ka ditët e mira dhe ditët e vështira. Ne jemi bashkë edhe kur e kemi mirë por edhe kur e kemi vështirë.”tha Arifi.

Pas ceremonisë kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka takuar edhe familjarët e 24 vjeçarit.

“Keni rritur, rritët një fëmijë të mrekullueshëm, një djalë që me ikjen e tij na tregoi të gjithëve se në momente të caktuara mund të jemi më shumë njerëz dhe të dalim nga vetja për tu treguar të tjerëve që ne vlejmë dhe vepra e djalit tuaj falë edukatës që mori në familjen tuaj është një nga ato akte heroike që nuk mund të kalojnë pa u vënë re,” u shpreh Leli.

Edhe mjeshtrja e madhe, Tinka Kurti, kishte mesazhin e saj për humbjen e dhimbshme të djalit nga Tetova.

“ Ka qenë një dhimbje jashtëzakonisht e madhe për të gjithë popullin shqiptar dhe nuk mund të rrinim ne nënat, gjyshet pa ardhur dhe njëherë me ngushëllu këtë familje kaq të edukuar, kaq të bekuar. Nuk përmbaj dot lotët,” nënvizoi Kurti.

Benjamin Ferati humbi jetën ne 15 qershor në Portonovë të Zvernecit në detin e trazuar të asaj dite për të shpëtuar 2 vajza vlonjate.

ma.me

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

Falsifikonte vula, durrsaku prangoset në Kapshticë, ishte në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

March 4, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In