Shtëpia e një biznesmeni është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Skelës”, në lagjen “Pavarësia”.
Ndërkohë disa dëshmi hedhin dyshime se banesës i është vënë flaka pas një vjedhjeje të mundshme për të fshirë gjurmët.
“Kemi parë dy njerëz të ngarkuar, dukeshin si hajdutë”, thonë banorët. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, citon news24.