Vlorë/ Asgjësohen 1 316 bimë narkotike, në kërkim autorët
Policia e Vlorës ka asgjësuar 1 316 rrënjë bimë narkotike, teksa ka shpallur në kërkim autorët.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se bimët narkotike ishin të vendosura në 9 parcela dhe janë gjetur në fshatin Gjormë, në vendin e quajtur “Gropat e Lepurit”, ku fillimisht Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 4 parcela me 834 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësia 30-130 cm.
Në vijim të operacionit, në fshatin Gërnec, në vendin e quajtur “Përroi poshtë Hanit të Shanit”, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 5 parcela me 482 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësi 80-170 cm. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.