Serri Çobo, i shpallur në kërkim për vrasje u arrestua këtë të enjte nga forcat e policisë së Vlorës. Çobo dyshohet se ka vrarë me thikë një shtetas shqiptar në Athinë, të identifikuar me inicialet A.Dh. Burimet shtojnë se, personi në fjalë është arrestuar në banesën e tij në fshtin Mifol, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.