Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19 në Vlorë.
Ndërkohë 5 prej të infektuarve janë kontakte të personave të prekur më herët, që kanë punuar në fasoneri.
Ndërsa, rasti i gjashtë është një person i sapokthyer nga Greqia.
Në total numri i të infektuarve në Vlorë ka shkuar në 106.
Në rang vendi në 24 orët e fundit u regjistruan 69 raste pozitive me Covid 19, ndërsa 3 pacientë humbën jetën.
Lajmi i mirë për sot është se janë 25 persona të shëruar, ndërsa ministria apelon për ruajtjen e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.
g.kosovari











