Policia e Vlorës ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.
I arrestuari është Armand Sherifi, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në lagjen ”28 Nëntori”, në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjiskëshit nënën e tij E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.
Po ashtu, ai po në të njëjtën banesë ka dhunuar vëllanë e tij B.Sh., 32 vjeç. Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./a.m.