Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë ai ka dhunuar nënë ne tij dhe më pas vëllain disa vite më të vogël.
Shtetasi i me iniciale A.SH. ditën e djeshme në lagjen “Nëntori” në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij shtetasen E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.
Njoftimi i policisë
Dhunon fizikisht e psikologjikisht nënën dhe vëllain, arrestohet nga Policia.
Policia ka arrestuar shtetasin:
A.SH, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi i lartpërmendur, ditën e djeshme në lagjen “Nëntori” në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij shtetasen E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj.
Gjithashtu ky shtetas po në të njëjtën banesë ka dhunuar vëllanë e tij shtetasin B.Sh., 32 vjeç.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprime të mëtejshme.










