Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një biznesi bar-kafe në qytetin e Vlorës iu vendos gjatë natës një sasi prej 200 gram tritoli, detaje të reja kanë dalë nga vendosja e lëndës shpërthyese në derën e lokalit të Adriatik Brahimaj rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes.
Sipas burimeve mësohet se kanë qenë 4 persona me një automjet që kanë kaluar në atë zonë në kohën e ndodhjes së ngjarjes ndërkohë që dyshimet paraprake për së automjeti ka qenë më targa të falsifikuara. Lënda eksplozive tritol ka qenë me fitil dhe ai nuk është ndezur për shkak se ka patur lagështirë që nuk ka bërë shpërthimin.
/a.meta











