Qyteti i Vlorës është tronditur orët e para të mëngjesit. Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë.
/a.rada