• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlora, Fieri, Tirana…për qytetet që nuk janë më fshatra

by Edmond Arizaj
25/08/2017 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Edmond Arizaj/

Kam një imazh të imagjinuar t Edi Ramës ku teksa i flisnin në vesh për kritikat, akuzat dhe sulmet ndaj shëtitores në Vlorë anës bregut të detit, do të ketë thënë: “Mos më çani kokën (më e pakta – shën. i autorit) me gjithë ata, vazhdoni, e dua të mbaruar!”

Ka bërë mirë. Teksa e sheh sot funksionale, atë që e quajnë Lungomare, thjesht e shijon. Sigurisht që ka vend për plot kritika, meqë jemi të aftë në çdo fushë, por nuk do ta bëj. Ajo e ka zbukuruar vendlindjen time, e ka sjellë në qytetërim, e ka nxjerrë nga zgafellat e rrëmujës, grabitjes e trimërisë së kotë dhe i ka dhënë hijeshi. Një zhvendosje e plotë e qytetit përballë Karaburunit dhe Sazanit.

Është vepra e parë e vërtetë për Vlorën që prej kohës kur isha “Pioner i Enverit”. Dhe është e bukur. Nëse është abuzuar me fondet, kjo është punë për Erion Braçen. Vlonjatët kanë diçka të bukur me të cilën mund të mburren më në fund. Tanimë u duhet ta mirëmbajnë dhe mos të hedhin ç’kanë në duar në tokë. Bashkë me Bashkinë. Sepse pastërtia është bukuri më vete. Bukuri them! Pastërtia të mbush me frymë, të pastron sytë e të lezeton lëvizjen. E ndjeva në Korçë. Ai parku i Korçës… e pata zili sepse nuk mund ta kem përditë. I rregulluar si me dorë, i pastruar si me kompiuter. Ishte vërtet bukur, mrekullisht bukur.

Korçarët kanë qenë përherë qytetarë, por tani kanë edhe një qytet ku mund të “shprehin” qytetarinë e tyre. Punë e mirë. Aq e mirë sepse edhe “zgarat korçare”, një shprehi gastronomike jo dhe aq simpatike e jetës tonë urbane, nuk dukeshin askund. Si duket janë zhvendosur të gjitha në Tiranë. E në fakt, ndryshe nga zgëqet, cepat e bodrumet e pallateve ku ushtrohej “zgara”, aty tek Pazari Ri dhe ja vlen. Ka më në fund kryeqyteti një pikë orientimi përveç atyre të komunizmit bashkë me Skënderbeun. Po edhe sheshi është më bukur se ajo gjëja që ishte. Qindra e mijëra njerëz në ditë që kalojnë kohën aty, na e thonë këtë pa folur. Sikur e ka lehtësuar peshën e liqenit artificial. Ka abuzime? Drejtohuni tek Braçe, ai të jep përgjigje të saktë. Duhet ta mbyll shpejt me Tiranën, sa pa u kujtuar kush është kryetar bashkie, që mos të prish premtimin e shkrimit, sepse dreqi e marrtë është votuar për kryetar bashkie, jo për shoëman. Bëje mor burrë një ditë pushim! E prisha, por fare pak besoj.

Qyteti tjetër që desha të përmend nga ata që pashë këtë verë, është Fieri. Nuk ishte më një qytet i vjetër e i rrjepur. Me përjashtim të shoferëve që kishin marrë zakonet e vlonjatëve, Fieri kishte një pamje të re. Nuk ishte “vënë dorë” sa për të kaluar rradhën. Po kthehej edhe Fieri nga një qendër e madhe fshati, në një qytet me erë, pamje dhe ngjyra. Por pa u bërë bypassi, më mirë të vizitohet në dimër, në ndonjë ditë me diell…

Ccfarë është tokësore, sado perfekte të duket, ka gjithnjë vend për “më mirë”. E nëse është fjala për punë shqiptare, kjo është e paevitueshme, përfshirë këtu dhe prirjen e madhe për ta parë cinikisht ccdo punë të mirë që bëhet. Dhe unë s’kam hiç dëshirë ta bëjë këtë. Qytetet, ato që pashë unë, kishin ndryshuar pamje. Sikur po u hiqej ajo veshja gri rurale që mbanin prej vitesh nën tranzicion. Njerëzit kishin nisur të përshtateshin me të renë, po ndryshonin edhe ata.

Gjithmonë kam qenë i bindur se njeriu nuk ndryshon duke parë përditë bajga lopësh, s’ka rëndësi nëse i sheh në kalldrëmin e katundit, apo asfaltin e qytetit. Dhe ne na nevojitet kaq shumë ky ndryshim! Nuk do bëhet shpejt, por të paktën ka një hap. Një hap të mirë që mund ta prekim, ta shohim dhe ta shijojmë. Pas 25 vjetësh, qytetet po dalin nga e hirta e mureve, rrëmuja e fshatit, dhe punimet e nxitimta sezonale. Bashkë me to duket se edhe shqiptarët do nisin të heqin shajaket dhe opingat. Gjë e mirë.

Next Post
Cassano: “Dybala s’mund të luajë as me Real e as me Barcelonën”

Cassano: “Dybala s’mund të luajë as me Real e as me Barcelonën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In