• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

by A R
29/12/2025 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas avarisë së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, ka një reagim nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini. Sipas saj, pavarësisht se problematika nuk është në kompetencën e bashkisë, ekipet e institucionit kanë bërë maksimumin.

“Momenti është të menaxhojmë një fatkeqësi natyrore që herë pas here, në periudha intensive, prej vitesh jep këtë defekt serioz. Bashkia është munduar të suportojë pjesën e menaxhimit të zgjidhjes dhe lajmi i mirë është se në provën e fundit testimi ka rezultuar pozitiv. Në zonën e Lungomares, me një presion minimal, për të mos rritur nivelin e rriskut. Zgjidhja përfundimtare është shumë shpejt, pjesa origjinale që i duhet tubit.

Në këtë testimin gradual do të fillojmë të furnizojmë pjesë të veçanta të qytetit. Dua të theksoj se në qytet po operojmë me 15 bote uji prej 3 ditësh tashmë, u kemi dhënë prioritet padiskutim institucioneve të rëndësisë së veçantë. Sot janë futur në rrjetin e  shpërndarjes edhe kopshtet. Është futur skema e shpërndarjes së ujit të pijshëm përmes boteve në të gjithë qytetin”, deklaroi ajo nga terreni.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen. Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.

Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe ndërkohë 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, mësohet të ketë deklaruar më tej kryebashkiakja, raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, ka deklaruar se një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit e kanë shkaktuar defektin në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë.

Tubacioni kryesor

“Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë”, mësohet të ketë thënë ai.

Kjo situatë ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët, të cilët sot dhe dje janë ngritur në protestë. Madje këtë të hënë, ata kanë tentuar të futen brenda ambienteve të bashkisë, duke kërkuar “të paktën ujë për t’u larë”. Ka pasur tensione më herët edhe me forcat policore.

Prefektja e Vlorës: Qytetarët nuk na e kanë për borxh…

Është mbledhur edhe Komisioni i Emergjencave Civile në Vlorë, për mënyrën si po monitorohet situate e krijuar me mungesën e ujit.

“Janë në terren të gjitha ekipet për ta kthyer situatën në normalitet. Zjarrfikëset po shpërndajnë ujë të pijshëm në 5 rajone të Vlorë, kemi autobotë në terren, ka ardhur ndihmë edhe nga bashkia e Himarës për shpërndarjen e ujit. Ka ujë të pijshëm dhe me autobotë për përdorim”, tha një nga anëtaret e këtij komisioni.

Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi u shpreh se “kjo situatë është e paprecedentë, por që ka ardhur si pasojë që ka ardhur prej një defekti të rëndë teknik”.

“Për hir të së vërtetës, qytetarët e Vlorës nuk na e kanë borxh të mos kenë ujë prej kaq shumë ditësh”, tha ajo, duke shtuar se edhe emigrantët po përballen me këtë problematikë, ndërsa kanë ardhur për të festuar me familjen Vitin e Ri.

“Kërkoj impenjim maksimal, të më bëni një përmbledhje të menaxhimit të situatës”, përfundoi Allushi.

“3 mijë litra ujë kanë ardhur dje të paketuara me shishe 1.5 litërshe, jemi në pritje për të kontrolluar situatën”, iu përgjigj njëri prej anëtarëve të Komisionit.

Ndërsa një tjetër kërkoi që “të saktësohet se çfarë lloj uji është ai që shpërndahet me autobote”.

Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni me ujë në mesnatë!

Kreu i AKUK, Flauers Shoshi, ka takuar personalisht qytetarët, duke u premtuar se defekti do të zgjidhet në mesnatë.

Qytetari: E gjitha kjo ka pasur kosto për familjet vlonjate dhe ti thua do e zgjidh tani në mes të natës. Keni bërë ndonjë analizë, pse ju erdhi pasoja?

Shoshi: Kanali i ujërave të bardha ka filtru poshtë tubacionit, mund të vini ta shikoni, ka gërryer dheun ndër vite. Mund të vini ta shikoni!

Qytetari: A rrezikojmë të jemi para një epidemie? Sepse të gjitha subjektet private furnizohen me ujë që nuk dihet as është brenda parametrave…

Shoshi: Çdo autobot që del nga Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, është brenda parametrave dhe i kontrolluar nga higjiena.

“Mund të vini secili ta shikoni nëse nuk më besoni! Pajisjet origjinale janë duke ardhur, qytetarët do të furnizohen me ujë në mesnatë, kjo është fjala ime. Nëse ashtu, hajde se do takohemi përsëri. Sot në mesnatë! Nëse nuk ju përgjigjen do u jap numrin tim dhe nëse ndonjë punonjës ju kërkon lekë, atëherë do denonconi”, përfundoi ai.

Next Post
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

"Humbje e madhe për komunitetin", ndahet nga jeta ikona e Partizanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com