Një grupim qytetarësh nën emrin ‘Lëvizja për Vlorën’ ka protestuar sot para bashkisë së qytetit jugor.
Me pankartat ‘Duam rrugë’ dhe ‘Na lini të jetojmë në Vlorë’, protestuesit janë shprehur se mashtrimet elektorale po i detyrojnë ta braktisin vendin.
Protesta është ruajtur nga një kordon policie, ndërsa ka zgjatur rreth gjysmë ore.












