Skuadra e Vllaznisë është rikther sërish në elitën e futbollit shqiptar.
Shkodranët kanë fituar ndeshjen e radhës përballë Erzenit, me shifrat 3-0, duke siguruar matematikisht ngjitjen në kategorinë superiore.
Nën drejtimin e Hasan Likës, Vllaznia nuk ka pasur rival të fortë, dhe në asnjë javë nuk e ka diskutuar ngjitjen në elitë.
Për hir të së vërtetës ky ekip i kishte munguar futbollit profesionist, dhe pas 1 viti shkodranët e shohin veten aty ku e meritojnë.
Tre golat përballë Erzenit u shënuan në pjesën e dytë.