Kryetari i partisë Demokratike Lulzim basha ka reaguar pas deklaratave të forta publike të ambasadorit amerikan Donald Lu. Veç akuzave për kryeprokurorin, Lu tha se zgjedhjet politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
Kjo deklaratë është cituar nga lideri i opozitës Basha në profilin e tij në facebook, por në asnjë moment ai nuk e ka përmendur emrin e ambasadorit.
Postimi i Bashës:
Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë.
Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje.
Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë.
/a.m.