• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlerësohen kandidaturat për ngritjen e KLP dhe KLGJ, ‘Ligjet’ miratojnë rregulloren pa opozitën

by Java News
17/01/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka miratuar rregulloren për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Miratimi për funksionimin e komisionit ad-hoc, që do të përzgjedhë anëtarët për këto dy organe të rëndësishme të parashikuar nga reforma në drejtësi është bërë vetëm me votat e mazhorancës.Opozita ishte e pranishme në seancën e Komisionit të Ligjeve, por zgjodhi të abstenojë në momentin e votimit.

Raporti për kandidatët u prezantua nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj, i cili tha se vlerësimi për kandidatët është i arsyeshëm pasi u bë vlerësimi moral dhe profesional.

Gjonçaj tha për KLP kanë plotësuar kushtet ligjore 7 kandidatë, ndërsa 10 janë përjashtuar. Ndërsa nga trupa e pedagogëve, Gjonçaj tha se 5 kandidatë plotësojnë kushtet, ndërsa 2 të tjerë janë përjashtuar.  Ai tha se janë shpallur 6 herë thirrje për kanidatët e KLP nga shoqëria civile.

Një ditë më parë, mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës që kemi miratuar me vullnet të plotë me 140 vota”, tha Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve.

Socialistët nuk duken të shqetësuar nëse ky refuzim i tyre mund të bëhet shkak për mospjesëmarrjen e opozitës në nënkomisionin ad-hoc, i cili nga e marta do të merret me ngritjen e Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit.

“Kushtetutëbërësi ka parashikuar mekanizmat zhbllokues në rast të një bllokimi politik. Nënkomisioni Ad Hoc mund të vazhdojë punën për ngritjen e këshillave dhe në finale vendimmarrja i takon seancën plenare”, tha Manja.

Sa i përket vonesës së krijuar në reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shfyqizuar disa nene që lidhen me funksionin e KLGJ dhe KLP, kreu i Komisionit të Ligjeve shpjegoi se Kuvendi nuk mund të vepronte pa u botuar në Fletoren Zyrtare këto vendime, ndërsa nënvizon se i fundit është publikuar në dhjetor 2017. Sipas Ulsi Manjës, as kjo nuk pengon punën e këshillave.

“Nenet e shfuqizuara nuk pengojnë punën e këshillave. E ka thënë vetë Gjykata Kushtetuese që deri në adresimin e këtyre problemeve do të vazhdojë procedura e mëparshme”, tha ai.

Këto ndryshime ligjore kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash, të cilën PS nuk e ka, por Ulsi Manja nënvizoi se adresimi i shqetësimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim edhe i opozitës.

a.ç

Next Post

Bonusi 2.5 mln lekë, ja cilat janë specialitetet për mjekët që pranojnë të transferohen në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In