Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditë me një artikull të revistës e famshme britanike “Harper’s Bazaar”, ku e rëndit Shqipërinë mes 15 destinacioneve më të mira në botë dhe që duhet vizituar në 2019.
Shqipëria është teta më e preferuaruara, në një klasifikim ku ndodhen vende si Sri Lanka, Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.
“Ky vend i Europës Jugore për një kohë të gjatë ka qenë nën hijen e tërheqjes turistike që kishin vendet fqinje si Greqia dhe Mali i Zi, megjithatë, disa ekspertë udhëtimesh parashikojnë se 2019 do të jetë viti i këtij vendi”, thotë Harper’s Bazaar.
Javanews/a.çupaj