• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vlerësimi për marrëveshjen e Prespës, Zaev dhe Cipras fitojne Çmimin e Paqes së Vestfalisë

by A R
28/08/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ish-Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, janë fitues të Çmimit Ndërkombëtar për Paqë të Vestfalisë për vitin 2020. Këtë çmim, Zaev dhe Tsipras e fituan për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjidh kontesti shumëvjeçar rreth emrit.

Në një ceremoni solemne në Munster të Gjermanisë, çmimin ua ndau Presidenti i Letonisë, Egils Levic, si përfaqësues i tre vendeve baltike që këtë çmim e kishin fituar në vitin 2019.

“Marrëveshja e Prespës ishte pikë kthese në rajon. Unë dhe Alexis Tsipras zgjodhëm që të gjejmë zgjidhje dhe jo ta zvarrisim procesin. Edhe unë edhe ai ishim tërësisht të vetëdijshëm se karrierat tona politike i kemi ekspozuar në rrezik, megjithatë përcaktimi i fortë dhe gatishmëria të sakrifikohet karriera jonë politike në emër të ardhmërisë na udhëhoqi nëpër të gjithë procesin”.

Ish-Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha se mesazhi i Marrëveshjes së Prespës, është më i rëndësishëm tani pas krizës me pandeminë dhe zhvillimet në Afganistan se sa në vitin 2018 kur është nënshkruar. Ai tha se Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë në mënyrë aktive  Marrëveshjen e Prespës dhe mes tjerash, duhet të bëjë gjithçka që të bëjë progress në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne dëshironim një marrëveshje që do të zgjaste dhe jo të rrëzohej gjatë vështirësive. Nuk ishte e lehtë, pjesërisht në atë kohë të dyja vendet ishin në krizë ekonomike dhe në vijën e parë të frontit në krizën me refugjatët… Qytetarët e Greqisë dhe RMV-së vërtetuan se problemet e përbashkëta mund të zgjidhen në paqe dhe në baza të të drejtës ndërkombëtare madje edhe në momentet më të vështira”.

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 Qershor të vitit 2018. Vendi fitoi emër të ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka u zhbllokuan integrimet euroatlantike dhe Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, kurse BE-ja lejoi hapjen e negociatave për anëtarësim, që për momentin janë bllokuar për shkak të vetos bullgare.

/a.r

Next Post
Vrasja e 18 vjeçares që tronditi shqiptarët/ Gazetari Milaim Zeka apelon: Vjosa e Albulena, duhen spastrime radikale në në drejtësi

“Ju thoni çka doni, po gjendja është e rëndë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In