“Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim”, tha sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Por, sipas Ballës, “pyetja që pret përgjigje është: Lulzim Basha, kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur”.
“Ku është Luli Basha? Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit? Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju”, tha Balla.
Balla tha se, Basha duhet të sqarojë nëse është në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.
“Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je”, tha ai.
/a.r