Qyteti i Lushnjës ka nderuar sot kampionin e boksit Florian Markun, duke i dhuruar titullin ‘Qytetar Nderi’.
Nderkohe qe krenaria kuqezi si Florian Marku do parakalojë ditën e nesërme, të shtunën, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili do të presë kampionin e boksit pak ditë pas Luiza Geges, e cila u shpall kampione Europe në atletikë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.
“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur,”-shkruan Edi Rama.
Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin ËBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF./m.j