• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlerësimet vetëm pas vrasjes/ Berisha: Azem Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm, ai është i…!

by Java News
12/09/2022 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se Azem Hajdari ka luajtur një rol të rëndësishëm në shmangien e gjakderdhjeve në vitet ’90 teksa pohon se ka qenë një guximtar i jashtëzakonshëm.

Gjatë bashkëbisedimit në sheshin “Demokracia” në “Qyteti Studenti” në Tiranë, për 24-vjetorin e e vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, Berisha tha se Hajdari dhe një grup disa qindra studentë u treguan të pamposhtur.

“Ky takim të zgjon mendime të ndryshme. Por ndonëse kjo është dita e pushkatimit të Azem Hajdarit, në mënyrë të vetëvetijshme, kjo është dita dhe çdo ditë që ne mendojmë atë, është vepra e tij.

Azem Hajdari jeton dhe është i pavdekshëm në veprën e tij. Për të qenë realist asgjë nuk do ti përshtatej më shumë këtij takimi se sa ‘Dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik’. Dhe në rrezik shumë të madh.

A shërben sot kujtimi i veprës së Azem Hajdarit? Mendoj se frymëzon sot më shumë se kurrë. Unë do të ju përshkruaj, jo për të bërë histori, por 2-3 momente të atyre ditëve që ndanë historinë, epokat dhe hodhën themelet e ndarjes së sistemeve.

Çfarë ishin ato dy ditë të para? Azem Hajdari dhe një grup disa qindra studentë u treguan të pamposhtur. I ftoi Ramiz Alia në darkë, doli në 1 të natës, u nxori ministrin dhe sampistat dhe i dërrmoi me shkopinj dhe mjete të tjera. Ata ishin të pamposhtur sepse të nesërmen dolën në demonstratën e parë antikomuniste në rrugët e Tiranës. Në kuptimin e sloganeve dhe organizimit. Në 8 të mëngjesit kanë dalë dhe kanë zënë rrugën e Elbasanit.

Aty kam qenë dëshmitar, u sulëm me një barbari dhe tërbim për ti bërë copa. U shpërndan, erdha këtu, diku tek ato ndërtesat e para dhe gjeta Azemin me një grup studentësh. Jo që nuk i gjeta të frikësuar, por përkundrazi të vendosur për shkuar drejt sheshit.

Pra çfarë ishte Azem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij? Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm dhe këta ishin të pamposhtur. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike. Mund ti themi ç’të duam”, tha Berisha.

Per kujtese, te gjitha vleresimet e Berishes per Azem Hajdarin kane ardhur vetem pas vdekjes, ne ate ekzekutim para selise se PD me 12 shtator 1998./m.j

Next Post
A mund të transferohet dosja për vrasjen e Aleks Nikës në SPAK? Kraja: S’është në kompetencën tonë

Krimi i organizuar i përfshirë në politikë? Kraja: SPAK të lihet i qetë, s'do ketë kufizime as për politikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In