• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlerat e Benjaminit dhe medaljet që Presidenca i harxhoi për antivlerat

by A R
26/07/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/ 

Bashkia e Vlorës ka nderuar sot me medaljen  “Nderi i Vlorës” djaloshin tetovar Benjamin Ferati, për gjestin e tij të pashembullt heroik duke sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin në Zvërnec të Vlorës. Ky akt i Bashkisë së Vlorës është një vlerësim, ndonëse nuk arrin dot të mbyllë plagët që hapi tragjedia me 3 viktima. Por gjesti i djaloshit tetovar është një gjest që kapërcen kufijtë lokal në të cilën u la ky episod. Në këto kohë të trazuara ku mungesa e humanizmit është ulur këmbëkryq thuajse në çdo cep të Shqipërisë, ku dhuna verbale dhe ajo fizike ndaj qënies njerëzore është kthyer në modë, ku dhunimi i femrës dhe jo ndihma ndaj saj është bërë rutinë, ku sakrifica për dikë është thuajse një nocion inekzistent, ku rrjepja edhe e qindarkave të fundit nga  xhepat e shpuar të qytetarëve është kthyer në stil jetese etj., etj., gjesti i Feratit, përtej admirimit, na bën që të reflektojmë dhe të shohim më mirë ata që kemi përballë, si dhe ata që na drejtojnë.

Gjesti i djaloshit tetovar nuk mund të konsiderohet kurrësesi një gjest lokal. Ai është një apel kumbues për të parë në mjegullën ku endemi verbtazi prej kohësh. Por nga ana tjetër ky gjest ishte dhe një moment reflektimi për të gjithë kastën drejtuese, e cila mësë shumti akuzohet për grykësi korruptive dhe mësë paku që të ketë humanitet. Në botë shembuj si ai i Benjamit jo vetëm vlerësohen në nivelet më larta të shtetit, pasi sjellin në vëmendje moralin mbi të cilat duhet të udhëhiqet vendi, por nga ana tjetër, gjeste të tilla shërbejnë edhe për të krijuar simbole humaniteti që shërbejnë si burim frymëzimi për shoqërinë kur ajo gjendet në ‘rrugë pa krye’. Por krerët më lartë të shtetit duket se nuk e panë të rrugës të prishnin pushimet e tyre, ndonëse ai që sakrifikoi jetën nuk ishte shumë larg nga vilat qeveritare të pushimeve në Vlorë.

Vetëm kohët e fundit ish Presidenti Nishani shpërndau aq medalje sa nuk ishin dhënë në 25 vite, duke nderuar pak emra që kanë pasur kontribute artistike, dhe nga ana tjetër nderoi një listë të gjatë emrash, mjaft prej të cilëve janë janë autorë të degradimit të vlerave artistike dhe të kulturës kombëtare. Një listë e cila do të komplimentohej nëse do të quhej mediokre. E ndërsa gjenin kohë për të dhënë medalje me ‘soj e sorollop’, që vetëm të turpërojnë kur thonë se jemi artistë, nga ana tjetër nuk u gjet asnjë medaje e vetme për djaloshin nga Tetova, duke e kanalizuar ngjarjen me një ligësi të trishtë si ngjarje lokale.

Tek figura e Feratit mund të gjente jo pak frymëzim edhe kreu i qeverisë, jo vetëm sepse është deputet i Vlorës, por ai mund të jepte edhe mesazhin e një qeverisje që është e gatshme të sakrifikojë për qytetarët e vet dhe jo vetëm t’i rrjep ata. Janë bërë të pandjeshëm ndaj humanitetit dhe kjo është gjëja që të frikëson më shumë.

Medalja që i’u dha Benjaminit e nderon Vlorën, por nga ana tjetër na bëjnë të kuptojmë se rënkimi i tij i fundit në emër të jetës nuk arriti të dëgjohej në Tiranë. Ata që drejtojnë s’kanë më vesh për të dëgjuar. Kanë vetëm gojë për të folur, duke na e bërë më të mërzitshme mërzinë tonë.

 

 

Next Post
Marsi përgjaku rrugët, u shënuan 152 aksidente me 16 viktima

AKSIDENTI/ Fëmija 8-vjeçar ndërron jetë në spital, e shtypi ‘Benz’-i në Sukth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com