• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlerat artistike dje dhe sot: Nëse nuk i arrini dot, të paktën lërini të qetë kolosët e vërtetë!

by Aranit Muraçi
30/12/2021 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Aranit Muraçi

Në një foto së bashku, rreth 30 vite pas ardhjes së komunizmit, shfaqen disa nga kolosët e muzikës dhe të artit shqiptar ndër vite: Pjeter Gaçi, Ibrahim Tukiçi, Avni Mula, Çesk Zadeja, Tish Daia, Rifat Teqja e Milto Vako.

Sigurisht për cinikët ata ishin komunistë, për publikun e gjerë artdashës ishin dhe mbeten artistë të papërsëritshëm: ikonat e artit tonë.

Siç shihet nuk kishte as xhelozi profesionale mes tyre: Sepse ishin njëri Mjeshtër i Madh dhe tjetri Artist i Popullit! Nuk kishin paguar as kishin futur miq te partia, për dekorata pa vlerë.

Publiku që nuk u çorodit nga epoka e zhurmës dhe stresit i identifikon mirë. Askush prej tyre nuk kishte paguar për famë. Mungojnë të tjerë si Agim Prodani, Kujtim Laro, Agim Krajka, Robert Radoja, Ferdinand Deda e shumë artistë gjenialë, kompozitorë të cilët e shkruan me germa të arta historinë e artit shqiptar.

I dhanë shumë kombit, ndoshta fituan pak.

U rritën dhe u edukuan në një kohë tjetër, në kohë censure. Bënë epokë në kohën më të vështirë përsa i përket lirisë së shprehjes, por paradoksalisht u rritën profesionalisht dhe e zhvilluan artin me vullnetin dhe nën kujdesin e qeverisjes së kaluar.

Duke qenë se jemi në netët e Festivalit të Këngës natyrshëm shtrohet pyetja: A ka nxjerrë arti shqiptar në 30 vite, pasi e fituam lirinë e premtuar një emër të vetëm, që t’ju afrohet sadopak vlerave artistike të dikurshme?

Nëse marrim si shembull artin e dikurshëm dhe e krahasojmë atë me muzikën që këndohet sot, mos ndoshta liria është kuptuar gabim, apo mos ndoshta ajo në vendin tonë erdhi si një  mashtrim për të prodhuar kaos?

Para tyre muzika shqiptare identifikohej me atë disa lodrave popullore si daullja dhe darja. Kryesisht kjo lloj muzike shijohej nëpër dasma.

Vendet përreth na konsideronin të prapambetur, popull pa dije, pa art, pa kulturë.

Pas të vetmes kohë kur shqiptarët ngritën nga themelet dhe shijuan artin e vërtetë, çuditërisht në vend që të mbronin traditën dhe vlerat iu rikthyen mediokritetit, si në çdo fushë tjetër.

Vështirë se gjendet një vend tjetër si ne, që t’i ketë minuar vlerat artistike, në përmasa kaq të frikshme dhe absurde.

Sot arti dhe muzika identifikohen me tallava, këngë pa kuptim, pa melodi, pa tekst ose me tekst vulgar. Më keq akoma interpretohen nga anonimë, të cilët, ironikisht mediat dhe publiku (kryesisht të marrët dhe të rinjtë nën 25) i identifikojnë si: VIP-a.

Ka pasur propozime interesante për të censuruar artin e periudhës së viteve të komunizmit. Propozimi më i mirë do të ishte, në fakt, censura e pseudoartistëve që prodhoi dhe promovoi e ashtuquajtura demokraci, si dhe ringritja nga e para e artit dhe e kulturës sonë mbi bazën e vlerave dhe të veprave që lanë si trashëgimi ata që ditën dhe bënë art.

Edhe godinat që bien dhe ngrihen janë çështje politike, pa asnjë lidhje me artin. Lëreni artin të shkojë në duart e artistëve të vërtetë, mbështeteni financiarisht sa të mundeni dhe mundësisht veçojeni dhe mbrojeni atë nga mediokriteti! Bëni të paktën atë që bëri komunizmi dhe lëreni atë sa më të qetë: Një ditë me siguri do të ringrihet sërish vetë!

Next Post
Zbardhet i plotë vendimi/ Tenderi i uniformave të policisë, Gjykata e Posaçme jep dënimet për 10 të akuzuarit. Sa vite burg…!

Zbardhet i plotë vendimi/ Tenderi i uniformave të policisë, Gjykata e Posaçme jep dënimet për 10 të akuzuarit. Sa vite burg...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Trazirë astrologjike! Përmbysen planet, yjet e Meri Shehut ‘nuk u buzëqeshin’ shenjave

December 8, 2025
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

“200 mbështetës tek protesta e Berishës”/ Spahiu: 20.000 qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në ‘Sheshin Skënderbej’

December 8, 2025
Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

December 8, 2025

Berisha në ‘Ditën e Rinisë’ kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

December 8, 2025
VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

December 8, 2025
Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

December 8, 2025
“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

December 8, 2025
VIDEO-Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

VIDEO-Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

December 8, 2025
VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës. I pranishëm edhe Alimehmeti

VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës. I pranishëm edhe Alimehmeti

December 8, 2025
“Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

“Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In