• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlera e shtëpive në Kashar/ Veliaj: Do ua shpërblejmë votën me punë

by Java News
27/07/2019 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimin e punimeve në bllokun e banimit në Rrugën “Sokrat Miho” në Kashar dhe vunë në dukje se kjo zonë, deri dje, ishte një baltovinë e paurbanizuar, kurse ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm. “Nuk ka gëzim më të madh se sa të marrësh uratën dhe falenderimet e banorëve, kur shikon se atyre u është rritur vlera e shtëpisë, po u shiten dyqanet, po u ecën biznesi. Duke parë fotot se si vetëm për pak ditë kjo zonë, nga një baltovinë e paimagjinueshme, është transformuar kaq shumë, besoj se ka një përgjigje: Ajo është vota!”, tha Veliaj.

 

Ai nënvizoi se besimi i dhënë nga qytetarët, përmes mbështetjes masive me votë në 30 qershor, është përkthyer menjëherë në më shumë investime. Kryebashkiaku siguroi se ndryshimi do të prekë çdo lagje, njësoj si në këtë bllok banimi. “Në 30 qershor Kashari na dha një votë masive për t’u urbanizuar si qendra e Tiranës dhe bashkë me Blerinën nuk pritëm katër vjet, as katër javë, që t’ia kthenim menjëherë përgjigjen Kasharit. Siç bëmë në këtë bllok, do bëjmë në çdo bllok”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku deklaroi se fitorja historike në Kashar ishte edhe një mesazh i qartë se përtej politikës, për qytetarët rëndësi ka zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit të tyre. “Dua t’i falenderoj të gjithë banorët e Kasharit për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, një fitore historike në Kashar për PS. Ishte një mesazh që na dha populli: Ata duan që të zgjidhim hallet e tyre, jo hallet e politikanëve. 30 qershorin e panë si një mundësi për të na dhënë një marrëveshje, për të na dhënë një votëbesim, një kontratë, që ne të zgjidhim hallet e tyre. Jemi kthyer sot për të zgjidhur këtë hall, nesër për të zgjidhur një hall tjetër, e kështu me radhë”, nënvizoi ai.

 

Veliaj siguroi se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë edhe me realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme, si Bulevardi i Kasharit dhe projekti tek “Shqiponja”. “Do jemi posaçërisht të vëmendshëm, duke nisur nga rruga e madhe, që është aksi dhe damari kryesor i qarkullimit në Kashar, te zona e Astirit, Rr. “Teodor Keko”, nënkalimi dhe mbikalimi i “Shqiponjës”. Teksa po rregullojmë të gjithë pjesët kapilare, sigurisht do të rregullojmë edhe damarët kryesorë, ku qarkullon ‘gjaku’ financiar dhe ekonomik i zhvillimit të Tiranës. Garantoj të gjithë qytetarët se e kemi lexuar votën e tyre me shumë përulësi, me këmbë në tokë, për më shumë punë”, theksoi Veliaj.

 

Mandej, Veliaj shtoi se do të shtohet vëmendja për zonat periferike dhe rurale.

 

“Transformimi më i madh që unë pres të shoh në këto 4 vite do të jetë në këto zona periferike, kryesisht njësitë që janë më afër Tiranës, që janë urbanizuar përtej natyrës së tyre rurale, si zona e Kasharit, Freskut, zona e Kopshtit Botanik, sepse besoj që vetëm atëherë kur Tirana ecën me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, edhe në periferi, mund të quhemi një qytet dinjitoz dhe i hapur për të gjithë”, tha ai.

 

Teksa vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar e gjithë kjo lagje e Kasharit, deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se vëmendja e treguar në këto 4 vite do të vijojë edhe këtë mandat të dytë. “Kemi parë që në këto 4 vite, nga bashkia është punuar në të gjitha cepat. Nëse 4-vjeçarin e parë është punuar kryesisht në akset kryesore, këtë 4-vjeçar do të kalojmë në blloqet e banimit, do të kalojmë pak më shumë drejt periferisë, për të pasur ekzaktësisht të njëjtat shërbime kudo”, u shpreh Gjylameti.

Next Post
Basha takon Metën në Presidencë, më pas aleatët në selinë blu

Ky është dokumenti që provon “tradhtinë” e PD-së ndaj presidentit: Të mos preket SOROS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In