Dibra është një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, pasi rreth 60% e familjeve jetojnë me përkrahje sociale. Kështu është shprehur ambasadorja e BE Romana Vlahutin gjatë një takimi në bashkinë e Dibrës ndërsa tha se jetesa këtyre banorëve vështirësohet edhe për shkak të infrastrukturës së keqe.
Për këtë arsye Vlahutin u shpreh se do ti kërkojë informacion ministrisë së Transporteve lidhur me situatën e rrugës së Arbrit, pasi sikur tha ajo kjo është një cështje që nuk mund të luhet me të. Ngritja e kësaj cështje nga ambasadorja Vlahutin u mirëprit edhe nga kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, përfaqësuesi i përhershëm i OKB Brajan Williams dhe ambasadorja çeke zgjodhën Dibrën në një aktivitet të organizuar nga organizata World Vizion që merret kryesisht me të drejtat e fëmijëve. Takimi ishte organizuar në formë bashkëbisedimi me fëmijët e Dibrës.
ma.me