• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës? Nishani: E kam pasur këtë informacion nga disa burime!

by A R
30/04/2018 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka zbuluar bisedën me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke deklaruar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka kërkuar Llallës arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nishani theksoi se ka qenë ish-kryeprokurori Llalla që ja ka dhënë këtë informacion në zyrën e tij, por në një takim të menjëhershëm me ambasadoren Vlahutin, kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht. Pas takimit me Vlahutin, ish-Kreu i Shtetit tha se është takuar sërish me Llallës, i cili i ka qëndruar deklaratës së tij se Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës.

Deklarata e Berishës për Vlahutin, se i kishte kërkuar Llallës arrestimin e tij, e konfirmoni?
Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë.

Mund ta dëshmonte Llalla këtë?
Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas.

Edhe Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës …
Për këtë nuk di gjë.

Përtej deklaratave të bujshme, këta dy ambasadorë janë akuzuar nga opozita për protagonizëm të theksuar dhe njëanshmëri në mbështetje të PS, e ndani këtë qëndrim ju?
Unë nuk përfaqësoj opozitën dhe nuk mund të flas në emër të saj. unë kam pasur marrëdhënie korrekte.

Dosje korrupsioni që janë mbyllur, keni pasur informacion?
Nuk ka pasur ndonjë intensitet nga Prokuroria mbi hetimet. Unë nuk kam këmbëngulur për të kërkuar informacione, pasi hetimet janë një proces me konfidencialitet. Edhe nga pikëpamja Kushtetuese Prokuroria nuk raporton te presidenti. Nga SHISH nuk kam pasur korrespondenca që kishin të bënin me korrupsionin, por vetëm për çështje që preknin sigurinë kombëtare, si terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ka pasur moskoordinim mes policisë dhe prokurorisë. Suksesi i shtetit shqiptar në luftën kundër terrorizmit ka qenë krejt ndryshe nga lufta kundër drogës. Shqiptarët kanë shpëtuar nga terrorizmi falë koordinimit të mirë të institucioneve./a.m.

Next Post
Teatri i maskarenjve

Drejt zyrtarizimit partia e re, Patozi: Qëndrimi i Berishës i papranueshëm, rrugët tona janë ndarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tavani për çmimin e naftës për uljen e akcizës i lartë”, Çoçoli: Jemi vonë, të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës për uljen e akcizës i lartë”, Çoçoli: Jemi vonë, të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In