• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vladimir Putin: Nëse Trump do ishte president më 2022, nuk do të kishte pasur luftë

by E S
16/08/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura.

Konferencën për shtyp e ka hapur presidenti i Rusisë. Ai tha se negociatat me palën amerikane u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe respekti të ndërsjellë”.

“Ne patëm negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme”, tha Putin teksa falenderoi Donald Trump për propozimin e samitit të Alaskës.

“Vendet tona janë fqinje. Kur zbrita nga avioni thashë “mirëmbrëma, fqinj”. Na ndan Ngushtica e Beringut, por jemi fqinjë. Është e rëndësishme që Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët SHBA-Rusi. Në Alaskë, historia ruse është e gjallë me kishat ruse.

Falenderojmë qeverinë amerikane për kujdesin ndaj varrezave të pilotëve rusë. Të dy vendet i mundën armiqtë e përbashkët së bashku dhe kjo trashëgimi mund të na ndihmojë në fazën e re në të cilën ndodhemi”, deklaroi fillimisht Putin.

Më pas ai u ndal te negociatat për paqen në Ukrainë dhe fundin e luftës.

“Marrëdhëniet SHBA-Rusi ishin në pikën më të keqe. Ishte e nevojshme të ecnim përpara dhe të hynim në një fazë dialogu. Ky takim ishte vonuar shumë. Unë dhe Presidenti Trump kemi kontakte të mira të drejtpërdrejta, dhe i dërguari Special Witkoff ka udhëtuar shumë herë në Rusi. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë. Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas. Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Shpresoj që marrëveshja që arritëm do të çojë në paqe dhe që evropianët nuk do ta minojnë këtë marrëveshje.

E kemi parë administratën Trump duke u përpjekur të zgjidhë çështjen ukrainase. Situata në Ukrainë lidhet me çështjet e sigurisë. Ne i konsiderojmë ukrainasit si një komb vëllazëror dhe ajo që po ndodh është një plagë e thellë. Është në interesin e Rusisë t’i japë fund kësaj. Në të njëjtën kohë, jemi të bindur se për të arritur një zgjidhje afatgjatë, duhet të eliminojmë shkaqet e këtij konflikti”, u shpreh Putin mes të tjerash.

Next Post
Nga gomonia në rrugë duke shitur kokainë në Angli, “Daily Mail” publikon historinë e Elvis Zotos

Nga gomonia në rrugë duke shitur kokainë në Angli, "Daily Mail" publikon historinë e Elvis Zotos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In