Vladimir Kosta sulmon Arben Ahmetaj: Shkaktar i konfliktit mes PS-LSI në Gjirokastër
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka komentuar divergjencat e fundit mes PS dhe LSI në Qarkun e Gjirokastrës. Deputeti Kosta ka deklaruar pwr gazetwn “Sot” se ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është përgjegjës për përkeqësimin e raporteve mes PS dhe LSI në këtë qark. Deputeti socialist, i cili muaj më parë tentoi edhe që të largohej nga grupi parlamentar i PS, ka pohuar se Ahmetaj është i paaftë për të ruajtur marrëdhëniet brenda koalicionit. Nga ana tjetër, Kosta ka pohuar se zbatimi i marrëveshjes mes PS dhe LSI është deformuar.
“Në kohën që Arben Ahmetaj ishte kryetar i Qarkut të Gjirokastrës, ishte shumë i paaftë për të ruajtur marrëdhëniet midis aleancës PS-LSI. Kolegët e vetë deputetë nuk i pyeste fare. Gjithçka donte ta bënte vetë. Ai nuk kishte as kohën ta bënte këtë punë. Paaftësia e tij prishi gjithçka edhe në marrëdhënie me LSI. Ahmetaj është shumë i paaftë, mosmirënjohës dhe i papërgjegjshëm! Ahmetaj shmangu deputetët nga çdo vendimmarrje, duke shkëputur çdo lidhje me elektoratin që i ka votuar. Rasti i humbjes së Bashkisë së Përmetit vjen për shkak të mospërfilljes së partisë për kandidatin që ajo nuk e donte dhe nuk e pranoi asnjëherë”, ka thwnw Kosta.









