Vetëm dy ditë para se gjykata e Tiranës të caktonte masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën, ky i fundit i është drejtuar kësaj gjykatë me një kërkesë veçantë.
Gjuta, personi kryesor si i dyshuar për organizimin e vendosjes së tritolit tek farmacia e prindërve të Saimir Tahirit, kërkon që të ndryshojë emrin e tij nga Vladimir në “Xhorxh”, shkruan “Shqiptarja.com”.
Dhe këtë veprim ai kërkon ta bëjë nëpërmjet një vendimi gjykate, të cilin më pas do ja paraqesë gjendjen civile në Kamëz, e cila nëse gjykata pranon kërkesën e Gjutës, atëherë do fshijë emrin Vladimir dhe do shënojë emrin Xhorxh Gjuta./a.m.