• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VKM)Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë për pasagjerët për transferimin e të dhënave në../ Kategoritë që përjashtohen nga pagesa

by Os De
23/10/2025 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatorët ekonomikë të transportit tokësor, ajror dhe ujor të udhëtarëve, për transferimin e të dhënave të udhëtarëve në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit do të paguajnë një tarifë me vlerë 200 lekë për pasagjer. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton rregullat, masën, përjashtimet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës për transmetimin e informacionit të udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit. 

Tarifa për këtë shërbim është vendosur në 200 lekë për pasagjer për vitin e parë, ndërsa pas kësaj periudhe do të rishikohet çdo 3 vjet, në bazë të kostove reale të shërbimit. Të ardhurat do të përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit, transformimit dhe sigurimit të informacionit të udhëtimit. 

Sipas vendimit transportuesit do të raportojnë çdo muaj numrin e pasagjerëve të transportuar, ndërsa operatori ekonomik do të lëshojë faturat përkatëse për pagesën e tarifës. Vendimi përcakton edhe përjashtime nga tarifa, si për pasagjerët nën moshën 2 vjeç, udhëtimet humanitare dhe transportet shtetërore të misioneve emergjente. Në rastet e defekteve teknike apo situatave të jashtëzakonshme, transportuesit përjashtohen nga sanksionet administrative. 

Nga ky vendim preken të gjithë transportuesit e pasagjerëve me karakter ndërkombëtar në Republikën e Shqipërisë. 

VKM e plotë 

Vendim për përcaktimin e rregullave, masës, përjashtimeve nga sanksionet dhe procedurës për mbledhjen dhe administrimin e tarifës së transmetimit të informacionit të udhëtimit 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:  

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME  
  2. Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit.
  3. Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ata të përcaktuar në ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
  4. Ky vendim zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
  5. MASAT, RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR MBLEDHJEN DHE ADMINISTRIMIN E TARIFËS
  6. Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse tërishikueshmeçdo 3 (tre) vjet. 

Të ardhurat nga kjo tarifë përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit. 

  1. Tarifa përcaktohet në përputhje me parimet e kostos reale të shërbimit, efikasitetit dhe rishikimit periodik.

Vlera e tarifës përbëhet nga: 

a) kostoja e infrastrukturës teknologjike (servera, pajisje sigurie, licencasoftware-ike);

b) kostojaoperacionale(mirëmbajtje, mbështetje teknike, komunikim me sistemet e transportuesve); 

c) kostoja e transferimit të vazhdueshëm tëtëdhënave te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit; 

ç) kostoja e transformimit të të dhënave dhe përpunimi në formatet e miratuara në rregulloren e përpunimit të të dhënave të udhëtimit; 

d) kostoja e sigurisë dhe eauditimittë të dhënave; 

dh) kostoja administrative e operatorit ekonomik për të menaxhuar dhe për të përpunuar kërkesat që lidhen me transmetimin ose me transformimin e të dhënave të udhëtimit.

Për rishikimin e tarifës, operatori ekonomik paraqet një raport financiar të detajuar, ku shpjegohen kostot ekzistuese dhe ato të reja, që justifikojnë ndryshimin e tarifës. Raporti financiar i detajuar verifikohet dhe miratohet nga Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit dhe duhet të përfshijë të gjithë zërat e kostove, përfshirë mirëmbajtjen, sigurinë, licencat, shpenzimet operative, krahasuar me sasinë e të dhënave të transmetuara.

6. Procedura për mbledhjen dhe administrimin e tarifës është, si më poshtë vijon:

a) Transportuesit, brenda datës 5 (pesë) të çdo muaji, paraqesin pranë Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit raportimin e të dhënave për pasagjerët e transportuar në muajin paraardhës;

b) Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, brenda 5 (pesë) ditëve punë, verifikon dhe konfirmon të dhënat për numrin e pasagjereve dhe ia paraqet këto operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit;

c) Operatori ekonomik, brenda 5 (pesë) ditëve nga konfirmimi i Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, prodhon dhe i njofton faturën mujore përkatëse çdo transportuesi të detyruar për transmetimin e të dhënave, bazuar në numrin e pasagjerëve dhe për të cilët janë transmetuar të dhënat e udhëtimit;

ç) Një kopje e faturës së prodhuar i dërgohet Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, së bashku me informacionin lidhur me momentin e njoftimit të faturës transportuesit; 

d) Pagesa kryhet nga transportuesi në llogarinë e operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit të informacionit të udhëtimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit të faturës;

dh) Në rastmospagesetë tarifës, sipas afateve të përcaktuara në këtë pikë, zbatohen parashikimet e ligjit nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar; 

e) Administrimi i tarifës kryhet nga operatori ekonomik që do të ofrojë shërbimin për transmetimin dhe për transformimin e informacionit të udhëtimit dhe përdoret për qëllimin për të cilin është vendosur tarifa;

ë) Operatori ekonomik ka detyrimin për të siguruar transparencë të plotë në administrimin e tarifës, duke mbajtur të dhëna të sakta dhe të gjurmueshme për çdo pagesë të kryer nga transportuesit ose nga operatorët e tyre përfaqësues; 

f) Operatori ekonomik është i detyruar të raportojë çdo tremujor te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit për numrin e transportuesve të mbuluar, shërbimet e kryera dhe vlerën e përgjithshme të tarifave të arkëtuara. Raportet shoqërohen me dokumentacion mbështetës financiar dhe teknik.

1. Përjashtohen nga pagesa e tarifës:

a) pasagjerët nën moshën 2 (dy) vjeç, pa vend të rezervuar;

b) udhëtimet për qëllime humanitare, të konfirmuara nga autoritetet shtetërore;

c) transportet e kryera nga strukturat shtetërore, në funksion të misioneve të posaçme të sigurisë apo të emergjencës.

Transportuesit apo operatorët ekonomikë përjashtohen nga zbatimi i sanksioneve të parashikuar në shkronjën “dh”, të pikës 6, të këtij vendimi, në rastet e:

a) defekteve teknike të papritura në sistemet e transmetimit, të provuara dhe të dokumentuara;

b) forcës madhore (fatkeqësi natyrore, gjendje të jashtëzakonshme, të konfirmuara me vendim të organit publik, sulme kibernetike), që e bëjnë objektivisht të pamundur transmetimin;

c) njoftimit paraprak ose të menjëhershëm të problemit dhe bashkëpunimit me Sektorin e Inteligjencës së Udhëtimit për korrigjimin e tij;

ç) korrigjimit të shkeljes brenda afatit të arsyeshëm, kur nuk kanë ardhur pasoja. 

III. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

 

Next Post
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

December 29, 2025
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com