Në vendimin e publikuar bëhet me dije se “qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Policitë vullnetarë, siç saktësohet në vendim, do të kryejnë detyra të ndryshme gjatë aktiviteteve masive, duke përfshirë “ruajtjen e perimetrit të jashtëm të ambienteve ku zhvillohen aktivitetet, bashkëpunimin në postblloqe dhe pika kontrolli, drejtimin dhe disiplinimin e lëvizjeve të pjesëmarrësve, si dhe mbledhjen e informacionit me interes për Policinë e Shtetit.”
Ky shërbim synon të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi ndërmjet komunitetit dhe Policisë së Shtetit, duke rritur sigurinë në evente me rrezik të lartë dhe duke ndihmuar në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.
V E N D I M PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE FUSHËN E VEPRIMIT TË POLICIMIT VULLNETAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 128, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim ka për objekt rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. 2. Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Policimi vullnetar është një shërbim publik, i cili përfshin veprimtaritë e kryera nga policët vullnetarë në mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Shtetit. 4. Polici vullnetar është çdo person që plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara dhe që është pranuar në shërbimin e policimit vullnetar. 5. Kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit është periudha kohore e angazhimit të vullnetarit në shërbimin e policimit vullnetar, e cila nuk tejkalon 5 (pesë) orë në ditë dhe 25 (njëzet e pesë) orë në javë. 6. Kontrata e vullnetarizmit është dokumenti ligjor, i lidhur ndërmjet vullnetarit dhe ofruesit të shërbimit të vullnetarizmit, i cili përcakton të drejtat, detyrimet, kushtet dhe kriteret për kryerjen e aktiviteteve dhe shërbimeve vullnetare, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.












Dikur në kohën e shokut Enver, kjo që po bëhet sot, ka qenë tepër në modë, me A.G.B.V (anetar i grupit të bashkepunimit vullnetar).
Kjo gjë, ishte edhe për policët vullnetarë të trafikut, që kishin të drejtë të të hiqnin edhe njlë latë në patentë, deri edhe në patentë fare, në se thyeje rregullat e qarkullimit rrugor apo pije alkolike.
Gjithsesi kjo është pozitive, por duhet patur kujdes, mbasi njerezit nuk janë ata që ishin para 35 vjeteve.