• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VKM: 15 mijë lekë/ora për ndërhyrjen e zjarrfikëses në objektet e siguruara

by Java News
09/11/2016 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara do të kushtojë  15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë. Sipas vendimit të qeverisë, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

Shumat e arkëtuara nga shoqëritë e sigurimit, që kërkojnë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara, derdhen në llogaritë e Bashkisë përkatëse që ka ofruar shërbimin.

VENDIMI I QEVERISE
“Qeveria vendosi sot mënyrën dhe kriteret e llogaritjes së shpenzimeve të ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara nga zjarri dhe administrimin e përdorimin e të ardhurave, për llogari të shërbimit vendor të MZSH-së. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Tarifa e ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve nga shërbimi i MZSH-së në objektet e siguruara nga zjarri nga shoqëritë e sigurimit është në vlerën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë ndërhyrjeje.

2. Për efekt të përllogaritjes së kostove të shërbimit, të ofruar nga shërbimi i MZSH-së në nivel vendor, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit informon zyrtarisht kryetarët e bashkive për listën e objekteve të siguruara në territorin nën juridiksionin e tyre.

4. Shumat e arkëtuara nga shoqëritë e sigurimit, që kërkojnë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara, derdhen në llogaritë e bashkisë përkatëse që ka ofruar shërbimin.

5. Të ardhurat, që krijohen sipas pikës 4, të këtij vendimi, administrohen nga bashkia përkatëse që ka ofruar shërbimin e MZSH-së dhe përdoren për mbulimin e shpenzimeve të kryera, financimin e veprimtarive kryesore, shpenzime operative, rinovim të automjeteve e të pajisjeve zjarrfikëse, për investime dhe shpërblimin e punonjësve të shërbimit vendor të MZSH-së.

6. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi./shqiptarja.com

Next Post
BRUKSEL/ Bregu del kundër kërkesës së PD: ‘Pasnesër çelni negociatat’!

Bregu: Negociatat hapen pas zgjedhjeve të 2017/ Pse debatova me Bumçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In