Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që këtë të shtunë, në orën 16:00 t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes.
Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.
Sjellim ndërmend se Vjosa Osmani e mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, pavarësisht se kishte shprehur më parë dëshirën për ta vazhduar atë.












