Kryetarja e re e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk vonoi ta tregonte mendimin për presidentin aktual. Express raporton se që në ditën e parë të punës, ajo hoqi nga zyra e vet fotografinë e kreut të shtetit, Hashim Thaçi, dhe në vendin e saj, vendosi fotografinë e atij që konsiderohet si presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kjo gjë u pa qartë edhe në vizitën e parë që Osmani pati në zyrë, tashmë si kryeparlamentare, e që ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Vetë deputetja e LDK-se, e cila e mori detyrën dje, deklaroi në angazhimin e saj prej dy dekadash në politikë ka pasur vetëm një referencë, ish-presidentin Rugova.
“Gjatë kohës time në politike, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj. Dhe gjatë gjithë jetës sime politike kanë pasur një referencë të vetme: Dr. Ibrahim Rugova. Asnjëherë, pavarësisht pengesave të hashura gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të vihet në jetë”, ka thënë Osmani.
g.kosovari