Pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, ka fituar gjyqin ndaj ortakëve në këtë televizion.
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pezullojë vendimin e ortakëve për shkarkimin e Vjollca Hoxhës si drejtuese e Top Channel.
Ajo do të jetë administratore e Top Channel deri në gjyqin tjetër.
Vjollca Hoxha konteston aksionet e dy ortakëve të tjerë në Top Channel dhe ka nisur një proces gjyqësor ndaj tyre.
Ajo thotë se i shoqi, i ndjeri Dritan Hoxha, ndarë nga jeta më 2008, ua ka shitur atyre aksionet pa firmën e saj.