• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vjeshtë me arrestime”/ Gazeta e Nikollë Lesit parashikon: Prangat kërcasin, VIP-at po bërtasin!

by Java News
25/09/2021 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Koha Jonë e Nikollë Lesit paralajmëron një vjeshtë të vështirë për të gjithë ata që janë vënë në shënjestrën e SPAK, një vjeshtë me pranga.

Në një video-editorialin e kësaj gazete evidentyohet dënimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe rihapja e hetimit për “Gërdecin”, ku i akuzuar është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ndërkohë që kërkohet të ngrihet steka e akuzave, në këtë video-editorial nënvizohet se “Siç ishte parashikuar kjo vjeshtë do jetë shumë më e nxehtë se sa moti që po mban akoma si korriku afrikan!

E nxehtë stina do jetë në fushën e prangave dhe hetimit penal ndaj kastës më të lartë politike në Shqipëri, të cilët prej vitesh të shumta nuk janë ndëshkuar, sepse kishin kapur sistemin e drejtësisë.

Sot drejtësia mund të quhet më e pavarur se sa ndër vite, ndërkohë SPAK-u po përgatit pranga për disa politikanë të lartë. Adriatik Llallën, si ish-kryeprokuror i përgjithshëm, e dënuan me burg për korrupsion; sot gjykata e apelit të posaçëm në Tiranë ose gjykata kundër korrupsionit rrëzoi vendimin e kolegjit penal të gjykatës së lartë të para 12 vitëve që e shpallte ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu të pafajshëm, pra sot gjykata vendosi për hetim penal nga SPAK.

Por duket se SPAK dhe BKH do të vazhdojnë me dosje të tjera korruptive, ku ish-zyrtarë apo zyrtarë që janë sot në pushtet, kanë prekur buxhetin e shtetit shqiptar.

Hetimi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes të kohës së Berishës, kur ishte kryeministër, tregon se SPAK-u do e zgjerojë hetimin e Gërdecit, duke shkuar me lart se sa Fatmir Mediu.

Stina e arrestimeve ka filluar dhe duket se pas SPAK, BKH, Gjykatës së posaçme antikorrupsion janë kryekëput vetëm amerikanët. Ndaj nuk mund të ketë ndikim asnjë pushtet politik, pavarësisht se opozita akuzon se dora e gjatë e Edi Ramës ka kapur drejtësinë e re.

Përderisa është ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila ka deklaruar prerë se investimi amerikan në drejtësi nuk do të lejohet të cënohet nga asnjë personalitet shtetrorë apo politik në Shqipëri, sepse duhen ndëshkuar të pandëshkueshmit. Përderisa Yuri Kim flet në këtë mënyrë, besohet se do kemi stinë të pasur me “peshq të mëdhenjë” deri në Vitin e Ri.

Qytetarët duan drejtësi, kërkojnë ndëshkim të kësaj klase të lartë politikanësh që janë pasuruar ndër vite me fondet e buxhetit të shtetit apo nga krimi i organizuar.

Ndërkohë ka edhe një kërkesë që vjen nga zëri qytetar, se duhen ndëshkuar kush ka shkelur ligjin dhe shpërdoruar detyrën shtetrore, por nuk duhen harruar këta që janë në pushtet prej tetë vitëve, pasi korrupsioni është i madh dhe kanë bërë namin me koncensione, tenderime, privatizime, PPP dhe favore të tjera. Ndaj nëse nuk ka arrestime edhe nga pushteti i sotëm, atëhere dyshimi opozitar mund të kthehet në besim se ka drejtësi të diferencuar.

Dhe kjo nuk krijon përshtypje të mirë popullore.

SPAK-u dhe BKH-ja, dy organe të cilat po punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, sepse nuk kanë stafin e plotë e ku siç thonë gazetarët tanë, prokurorëve të SPAK, iu duhet të fotokopjojnë vetë materiale apo të kryejnë detyra që duhet ti bëjnë staf plotësues, por që nuk kanë akoma fonde për ti bërë. Ata punojnë ditë-natë mbi dosje, ndërkohë që duhen prapë prokurorë të tjerë, ndaj kjo ua bën punën të lodhshme dhe stresante. Prandaj nëse duam drejtësi të mirëfilltë kërkohet edhe plotësim të stafit dhe kushteve për hetim penal të tipit amerikan.

Duke përfunduar mësohet se një ish-kryeministër po bëhet gati për arrestim nga SPAK. Pavarësisht se mund të ketë akuza politike se po arrestohet nga kundërshtarët e tij brenda partisë, përsëri nëse dosja mbetet e kopsitur, njërëzit do besojnë të drejtësia.

Dhe jo vetëm ish-ministra apo ish-kryeprokurorë në pranga. Duhet ngritur steka e arrestimeve VIP!

Atëhere nuk do të guxojë asnjë politikan apo qeveritar të prekin buxhetin e shtetit apo të përfitojë nga krimi e mafia.

Sot ambasadorja amerikane Yuri Kim përsëriti ashpër se nuk do ndalojmë kundër zyrtarëve të korruptuar, kushdo të jetë personi i lartë. Ajo tha: “ “Për sa i përket Uashingtonit, ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë”, – tha ambasadorja Kim, pas takimit me zotin Basha.

Pra do kemi vjeshtë me pranga!”

/m.j

Next Post
Kolegji i Kryetarëve të PD në rrethe/ Të gjithë gati mbështesin vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, veç dy kundër

Grupi i PD: Nuk e njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për komisionet online, do jemi në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In