• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjeshta pa kthim

by Enkel Demi
21/10/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/

Me bërjen publike të përgjimeve të italianëve, kemi të bëjmë me konfigurimin e dy lëvizjeve, njëra është antirevolucionare dhe kërkon rrëzimin e qeverisë, tjetra është revolucionare dhe i ka rrënjët thellë në dashurinë që gëzon populli për pushtetin. Nuk është vështirë që të kuptohet se antirevolucionarët janë opozitarët dhe revolucionarët pala tjetër. I gjithë mekanizmi ynë vendor po lufton me armë të vjetra, ndërsa duket se nuk dëshiron të shohë një të vërtetë në sy, e cila është zhvilluar jo shumë mote larg tek fqinjët tanë, Maqedoni.

Përgjimet e para që dolën në shesh në mediat e Shkupit u shpërfillën nga Gruevski, i cili paraqitej si njeriu me më shumë pushtet në të gjithë Ballkanin, një farë Putini që e kishte blerë pushtetin në mënyrë kapilare. Rezistenca e Gruevskit, e mbështetur me dy duar nga Presidenti i këtij vendi, shndërroi drejtuesin më opak të politikës në rajon, Zoran Zaevin të merrte përmasën e udhëheqësit. Sa më shumë u rezistonte përgjimeve qeveria me Gruevskin në krye, aq më shumë dilnin përgjime të reja dhe kjo “lojë” zgjati me muaj, por jo aq shumë, sa sot kemi përmbysje të pushtetit dhe pas zgjedhjeve vendore të së djelës së shkuar rrënimin e plotë politik të Gruevskit.

E gjitha kjo ndodhi, sepse ashtu si në Shqipëri edhe në Maqedoni aksioni politik nuk iu la më në dorë faktorit lokal, por atyre që realizuan planin e përgjimeve dhe i futën në thes kapadainjtë e sllavo-maqedonëve. Pra, ishin amerikanët, italianët, anglezët, europianët, pak rëndësi ka; ishin ndërkombëtarët që e gatuan çorbën, kurse opozita e atjeshme u kthye vetëm e vetëm në zëdhënës. Nuk bëri asnjë gjë më shumë.

Në Shqipëri ka pak ditë që po vihet në jetë i njëjti skenar. Janë italianët, amerikanët, europianët, kjo nuk ka pikën e rëndësisë. Ata kanë lëshuar “raketën” e parë dhe natyrshëm interpretimin në shqip do e bëjnë prokurorët vendorë, qofshin edhe prej Tropoje apo politikanë të Tiranës, qofshin edhe me letra hollandeze. Është sikur ndodh në Teatrin Kombëtar që vendoset një shfaqje dhe regjizori është i huaj, por aktorët flasin shqip.

Ndaj tubimet për mbrojtjen e Saimirit nuk kanë kurrëfarë vlere, se ata kanë me nxjerrë të tjera përgjime. I shpotitën 1500 faqe, sollën në mbrëmje dhe 400 faqe të tjera. Do shpëtojë Saimiri, gjë që nuk është aspak çudi, do dalin të tjera foto, përgjime, fakte për të tjerë, derisa e pëgëra të bëhet mullar. Duhet kuptuar që kemi të bëjmë me një proces pa kthim, tek i cili nuk ka efekt evokimi i krimit të Gërdecit, korrupsioni i Rrugës së Kombit apo tragjedia e 21 janarit, pasi këto përgjime sjellin një zullum që shqiptarët nuk janë bënë tokës së vet, por tokës së atyre që ne i quajmë “ndërkombëtarë”. Këta të fundit edhe mund të bëjnë si naivë, kur i ngatërrojmë në “leshelinë albaneze”, por nuk të falin, nëse kapërcen detin dhe bëhesh njësh me organizatat mafioze dhe kriminale, duke bërë furnitorin kryesor të Europës dhe ishullit britanik. Kjo është gafa e cubave të Shqipërisë, sepse si në filmin e Oliver Stone u joshën nga ëndërra: “The World is mine”, ndaj si dhe shkruante Besnik Mustafaj dikur për një tjetër stinë, kjo i bie të jetë “Vjeshta pa kthim”./27.al/

Next Post
22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…

22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In