• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjeshta ‘e nxehtë’ e Ilir Metës: Rruga e vetme është rikthimi i fuqisë te populli!

by
06/09/2022 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar një “vjeshtë të nxehtë” duke deklaruar se opozita do të jetë në çdo shesh për të bërë të mundur marrjen e pushteteve nga kryeministri Rama. Ish-Presidenti ka bërë me dije se këto pushtete “të vjedhura” sipas tij, do t’i kthehen popullit. Ai ka paralajmëruar protestë javën e ardhshme më 13 shtator te inceneratori i Tiranës.

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc, me gazetarin Endri Xhafo, Ilir Meta paralajmëroi se ditën e nesërme do të ketë prova të reja lidhur me djegien e mbetjeve në Shijak.

Në një bashkëbisedim me analistët Lorenc Vangjeli dhe Neritan Alibali, Meta tha se e rëndësishme për Partinë e Lirisë është të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga biseda:

Meta: Nesër do të keni fakte të reja nga afera e Shijakut, që nuk është zjarr i vogël. Ajo që ka ndodhur me inceneratorin nuk mbulohet. Kjo e Shijakut nuk ndodh vetëm në Shijak, por ndodh edhe në shumë bashki të tjera ku plehrat depozitohen në vende që nuk janë për këtë punë. E dinë qytetarët. Ata për çështjen e marrëveshjes le të shkojnë dhe ta sqarojnë në Prokurori. Ne do të jemi pranë komunitetit të Shijakut për t’i mbrojtur.

Vangjeli: Unë do ta quaja një gjë të madhe këtë gjë. E liga tashmë është në këndvështrimin e projektori publik.

Meta: Për ne është e rëndësishme të mbrohen qytetarët, të mbrohen taksat e tyre. Ne do të jemi kudo ku është ky problem.

Alibali: Unë e shoh pak më gjerë çështjen e zjarrit në Shijak. Mbi bazën e konferencës ku ju paraqitët marrëveshjen e Shijakut me inceneratorët, tregon që ka një lidhje mes këtyre vagabondëve të vegjël që e përdorin pushtetin e tyre për të përfituar dhe ata vetë.

Meta: Nëse do t’i sjellin në Tiranë kushton karburanti, lëri aty, digji aty. Duhet revolucion në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Alibali: Që nga krijimi i LSI-së, deri në ditën e sotme ju keni dy lloj sjelljesh. Ajo që vë re është se duke filluar nga krijimi i LSI deri në 2 mars ju keni qenë një lider i fortë por institucional. Nga 2 marsi e këtej ju dukeni sikur i jeni shmangur luftës institucionale dhe keni kaluar në një lloj populizmi dhe shikoni se mjetet e luftës jashtë institucionale janë më efikase. Çfarë ka ndodhur me ju?

Meta: Asnjëherë nuk ka qenë më rëndë Shqipëri se sa sot në kuptimin e institucioneve që nuk funksionojnë.  Kur falsifikohen procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur ndodh ajo që ndodh, kur shkojnë e betohen te noterët privatë dhe Presidenti i bëhet presion të pranojë një situatë të tillë, përderisa erdhëm në atë situatë…nuk jam bërë populist, por janë legjitimuar aq shumë institucionet, kanë rënë aq shumë në thundrën e një njeriu të vetëm sa që rruga e vetme është ajo e aktivizimit qytetar dhe e rikthimit të fuqisë te populli.

/e.d

Next Post
A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Ilir Meta

A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In