Një kalimtar i rastit në Vjenë ka parë kartmonedha euro që pluskonin në ujërat e Danubit dhe ka “peshkuar” e tharë shumë prej tyre.
Bëhet fjalë për më tepër se 100 mijë euro, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë denoncim për grabitje apo humbje parash.
Nëse zotëruesi i parave nuk paraqitet në polici, ato mund t’i kalojnë në pronësi personit që i gjeti e i nxorri nga Danubi.
Kartëmonedhat ishin në prerje të mëdha, 500 dhe 100 euro.