Ky top futbolli është projektuar si një mjet trajnimi për goditjet në portë.
Ai përmban një paketë të sensorëve të integruar të cilët regjistrojnë informacionet e tilla si trajektoren, rrugën e fluturimit, shpejtësinë, pikën e goditjes si dhe rrotullimet.
Të dhënat e mbledhura nga topi pastaj dërgohen në një aplikacion ku mund të ruhen dhe rishikohen, transmeton Koha.net. Topi i mençur është i përshtatshëm për të dy sistemet e njohura operative, Android dhe iOS, dhe shumë lehtë mund të përdoret.
Gjithashtu, ai ndihmon ata që praktikojnë gjuajtjet perfekte të topit që janë qenësore për të luajtur mirë.
Trajneri është i përfshirë në aplikacion në mënyrë që të dini se si të përdorni të dhënat për të përmirësuar lojën tuaj.