Per fat do kete minuta te plota per sulmuesin tone te perfaqesueses. Ndryshe, ka ardhur rasti i artë për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja. 21-vjeçari është zgjedhur titullar për sfidën e sotme që Sauthmeptoni do të luajë ndaj Lidsit.
Trajneri Ralf Hazenhytl ka vendosur t’i japë një shans sulmuesit kuqezi pas deklaratave të mbrëmshme ku u shpreh se Broja nuk është ende gati për 90 minuta, por duke parë formën e shqiptarit ka vendosur ta hedhë si titullar.
Kjo do të jetë hera e parë për Armando Brojën që do të luajë si titullar në Premier Ligë duke fituar ndjeshëm terren si në skuadrën e tij ashtu dhe në Kombëtare.